Formula 1/ Garë e çmendur në Silverstone! Leclerc triumfon pas një fundi dramatik me makinë sigurie, Russell i dyti, Hamilton kompleton podiumin 05/07 17:39
Lewis Hamilton ka fituar Çmimin e Madh të Singaporit dhe e çon në +40 pikë avantazhin e tij ndaj Sebastian Vettel në klasifikimin e përgjithshëm të pilotëve.
Piloti britanik i Mercedesit u nis nga vendi i parë dhe e ruajti këtë pozicion deri në fund të garës, ndërsa gjermani i Ferrarit përfundoi garën vetëm në vendin e tretë, pas një gare me shumë pak emocione.
Mes Hamilton dhe Vettel u fut holandezi i Red Bullit, Max Verstappen. Jashtë podiumit ngelën Bottas (Mercedes), Raikkonen (Ferrari) dhe Ricciardo (Red Bull).
Top Channel