Ashtu siç edhe kishte premtuar, Young Zerka nuk ka lejuar që sezonin veror të përfundonte pa projektin e tij të radhës. Në një intervistë të dhënë së fundmi për “Top Awards”, artisti premtoi se do të publikonte këngën e re, në të cilën do të vinte krejtësisht ndryshe nga projektet e mëparshme.

“Nuk ma nin” titullohet prurja më e re e Zerkës, e cila ka marrë menjëherë vëmendjen e publikut, ku falë sugjerimeve, ajo është bërë pjesë e 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare.

I kontaktuar nga “Top Awards”, këngëtari ka zbuluar më shumë detaje sa i përket prurjes së tij më të re.

Top Awards: “Nuk ma nin”, për kë nuk ta ndjen?

Young Zerka: … sepse personazhi i këngës është në dilemë për të zgjedhur vetëm një.

Top Awards: Keni ardhur paksa ndryshe krahasuar me projektet e mëparëshme, cilit zhaner muzikor i përket kjo këngë dhe pse kjo zgjedhje?

Young Zerka: Zhanri i përket një llojë rryme shumë të dëgjuar për momentin në Angli, e cila quhet “Afro UK”.

Top Awards: Kush është kujdesur për muzikën, tekstin dhe klipin?

Young Zerka: Muzika është krijuar në studion e “Tull Production” ndërsa për melodinë dhe tekstin është kujdesur Ronela Hajati dhe vetë unë. Sa i përket videoklipit, ai është krijuar nga “Talelli Production”.

Top Awards: Sa kohë ju është dashur ta finalizoni këtë projekt muzikor?

Young Zerka: Koha për të finalizuar këtë projekt ka zgjatur rreth tre muaj.

Top Awards: Përshkruaj me një fjalë sezonin e kësaj vere…

Young Zerka: Kënaqësi dhe punë, po e them me dy fjalë, jo me një!

Top Awards: Futesh menjëherë në “The Top List ” dhe zë vendin e 53-të, çdo të thotë kjo për ju?

Young Zerka: Falenderoj të gjithë grupin që është bërë pjesë e këtij projekti. Falenderoj të gjithë fansat që më mbështesin gjithmonë dhe ju falenderoj ju gjithashtu për përkrahjen dhe mbështetjen…

 

<iframe width=”617″ height=”347″ src=”https://www.youtube.com/embed/oTAcyJD_UGo” frameborder=”0″ allow=”autoplay; encrypted-media” allowfullscreen></iframe>

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA