“Mangkhut” godet Filipinet, 14 të vdekur e mijëra të evakuuar

15/09/2018 17:09

Një tajfun tepër shkatërrues goditi veriun e ishujve Filipine, duke marrë 14 jetë njerëzish. Mes viktimave janë dhe pjesëtarë te ekipeve të shpëtimit që po kërkonin për banorët e bllokuar nën një masiv dheu. Të dhënat zyrtare flasin për dëme të mëdha.

Në ishullin e Luzonit, çdo ndërtesë ka pësuar dëme gjatë kalimit të tajfunit “Mangkhut”, i cili tashmë i është drejtuar Kinës me erëra deri në 185 km në orë.

4 milionë persona janë prekur nga pasojat e stuhisë. Mijëra vetë janë evakuuar pas paralajmërimeve se niveli i vërshimit të ujërave mund të shkonte deri në 6 metra.

Në ishujt Filipine, stuhitë mund të shkaktojnë pasoja katastrofike, por autoritetet thonë se masat mbrojtëse janë përmirësuar që prej vitit 2013, kur gjatë kalimit të një tajfuni vdiqën mëse 7 mijë persona.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA