24/11 18:38
Indrit Cullhaj, kampioni shqiptar i xhudos në Ballkan, ishte i ftuari i parë i Xhesit në këtë sezon të ri të “Pop Culture”.
I pyetur nëse është në një lidhje dashurie, ai e pranon këtë duke shtuar se është gjithashtu shumë romantik.
Nga ana tjetër, Cullhaj tregoi se ndryshe nga ç’mendohet në publik, sportistët janë mjaft romantik.
Megjithatë kjo nuk e shpërqendron nga puna e tij, duke qenë se ka nisur stërvitjen për Kampionatin Botëror i cili do të zhvillohet së shpejti.
Na mbetet vetëm ti urojmë suksese!
Top Channel