Sekuestrohen 111 kg kokainë të fshehura në kabinën e kamionit. Në pranga tre persona në Itali, mes tyre një shqiptar Në sheshin “2 Prilli” në Shkodër ka aq shumë subjekte që ushtrojnë aktivitetin tregtar me lojëra fati, sa që ngjan një imitim i shemtuar i Las Vegasit.
Ndërkohë, në qendër të qytetit, pavarësisht shqetësimeve të komunitetit, lojërat e fatit nuk janë zhvendosur.
Prej kohësh në Shkodër, përveç humbjes së parave, lojërat e fatit fajësohen nga opinioni si shkaktarë të një zinxhiri pasojash në familje, nga përdorimi i alkoolit, dhuna në familje, e deri te divorcet.
Ekspertët kanë sugjeruar disa zgjidhje, ndër të cilat edhe heqja e tabelave identifikuese të lojërave të fatit.
Në kundërshtim me ligjin, lojërat e fatit në Shkodër funksionojnë jo vetëm pranë njëra-tjetrës, por edhe pranë institucioneve arsimore e objekteve të kultit.
Top Channel