
25/02 09:55
Turi çiklistik spanjoll “Vuelta” ka prodhuar një ngjarje pak të këndshme në etapën e tij të 17-të.
Italiani Fabio Aur është rrëzuar në një të tatëpjetë të fortë, disa dhjetëra kilometra larg “finish”-it, kur shpejtësia e tij ishte rreth 70 km në orë.
Kjo përplasje i la gjurmë jo të vogla në shpinë çiklistit nga Sardenja, i cili pasi u ngrit, vendosi të vazhdojë garën në atë gjendje.
Por, duket se gara e tij për titull ka përfunduar, pasi në këtë gjendje pas përplasjes së fortë, do të jetë e pamundur të garojë.
Top Channel