“Hampden Park”, stadiumi i frikshëm. Kuqezinjtë, përballë 20 mijë tifozëve
10/09/2018 13:59
“Hampden Park” është stadiumi ku do të zhvillohet mbrëmjen e kësaj të hëne ndeshja mes Skocisë dhe Shqipërisë.
I përuruar në vitin 1903, ky stadium për 50 vite me radhë ka qenë më i madhi në botë.
Në ndeshjet “derby” dhe në ndeshjet e Skocisë, ai thuajse ka tejkaluar gjithmonë kapacitetin e tij prej 52 mijë vendesh dhe ka mbajtur deri në 150 mijë shikues.
Atmosfera që krijohet aty nga tifozeria, shpesh e ka shndërruar “Hampden Park”-un si një prej stadiumeve më të frikshme për kundërshtarët, megjithatë, për fatin tonë ndoshta, mbrëmjen e sotme janë shitur rreth 20 mijë bileta.
Mes tyre, 1.000 mendohet të jenë shqiptarë të mbërritur në Skoci për të mbështetur kuqezinjtë.
Top Channel