Australi, zbulohen dy shkëmbinj të mëdhenj me ar. Vlerësohen në miliona dollarë

10/09/2018 09:02

Minatorët në Australinë Perëndimore thonë se kanë zbuluar dy shkëmbinj të mëdhenj me ar, që vlerësohen në miliona dollarë.

“Guri më i madh, me peshë 95 kg, përmban 68 kg ar”, tha kompania minerare kanadeze “RNC Minerals”.

Kompania shtoi se arin me vlerë rreth 15 milionë dollarë e nxori javën e kaluar. Një inxhinier i minierave i përshkroi gjetjet si “jashtëzakonisht të rralla”.

Shkëmbi i dytë është me peshë 63kg dhe me rreth 45 kg ar.

Minatorët në Australi nxjerrin zakonisht 2 gramë ar për 1 ton gur.

Top Channel