Suedia sot në zgjedhje; Frikë nga e djathta ekstreme

09/09/2018 12:28

7,3 milionë suedezë zgjedhin sot parlamentin e ri të vendit me sondazhet që tregojnë se partia e ekstremit të djathtë “Demokratët Suedezë” SD ndodhet para një suksesi të madh, ndërsa ato tradicionale, gjenden përpara dilemash të thella.

Me parashikimet për mbledhjen e të paktën 20% të votave, demokratët suedezë me shumë gjasë do të katapultohen në vendin e dytë ndërkohë që as socialdemokratët në pushtet, dhe as partia kryesor e qendrës së djathtë nuk pritet të sigurojnë dot një shumicë të qartë.

Kryeministri Stefan Lofven e ka akuzuar SD-në nacionaliste për ekstremizëm dhe këmbëngul të tregojë se vota për të do të ishte e rrezikshme.

Suedezet megjithatë, pak janë bindur nga fjalë e tij dhe këtë, anketimet e dëshmojnë qartë. Ashtu siç mund të pritej, emigracioni ka përbërë çështjen kryesore të fushatës. Demokratët suedeze, të lidhur prej vitesh me neonazistët dhe grupe të tjera të ekstremit të djathtë, kanë hyrë në parlament për herë të parë në 2010-tën, i dyfishuan atje në 2014-tën dhe këtë radhe, pritet t’i dyfishojnë serish.

Por ndërkohë janë përpjekur ta ndryshojnë disi imazhin e vet, duke filluar nga logoja: Nga pishtari në flakë, që ngjante me atë të Frontit Kombëtar Britanik në një lule margarite blu e të verdhë, ngjyrat e flamurit suedez.

Tradicionalisht i janë drejtuar më shumë burrave të klasës punëtore, por tani po kërkojnë të tërheqin edhe gratë dhe votuesit me të ardhura më të larta.

Çfarë i shqetëson suedezët? Ekonomia e vendit është në lulëzim, por shumë zgjedhës atje janë të bindur se shërbimet sociale, strehimi dhe sektori i kujdesit shëndetësor janë nën një presion te jashtëzakonshëm prej valës së emigrantëve të mbërritur gjatë krizës së madhe të refugjatëve në 2015-tën.

Top Channel