Merkel në Shkup flet edhe për kufijtë

09/09/2018 11:50

Kancelarja gjermane, Angela Merkel gjatë vizitës së saj të shtunën në Maqedoni ka folur edhe për për mundësinë e ndryshimit të kufijve në mes të Kosovës dhe Serbisë. “Ballkani Perëndimor është vendimtar për stabilitetin e BE-së”, ka thënë Merkel.

Sipas saj Gjermanisë dhe Europës i intereson më shumë një rajon i qëndrueshëm dhe se “integriteti territorial është një pikënisje e rëndësishme në mënyrë që të ketë bashkëpunim kur të gjitha shtetet e Ballkanit të jenë pjesë e Bashkimit Evropian”.

Merkel e ka vizituar Shkupin, në prag të mbajtjes së referendumit për emrin në Maqedoni.Ajo ka ftuar qytetarët e këtij shtetit që më 30 shtator të dalin dhe të votojnë për të ardhmen euroatlantike të vendit të tyre.

Top Channel