Koreja e Veriut tregon forcën, por pa raketa balistike – FOTO

09/09/2018 11:11

Koreja e Veriut ka shënuar 70-vjetorin e krijimit të shtetit përmes një parade të madhe ushtarake. Por, në këtë paradë nuk janë ekspozuar raketat balistike interkontinentale, që janë bërë subjekt i sanksioneve ndërkombëtare.

Lideri koreano-verior, Kim Jong Un ka shikuar teksa trupat, artileria dhe tanket kanë parakaluar në qendër të kryeqytetit Phenjan.

Ka pasur spekulime se presidenti i Kinës, Xi Jingping do të merrte pjesë në shënimin e 70-vjetorit të krijimit të Koresë së Veriut, por Pekini zyrtar ka dërguar atje kreun e Parlamentit. Po ashtu, Rusia ka dërguar kryetaren e Dhomës së Lartë të Parlamentit, Valentina Matviyenko.

FOTO GALERI
1/23

Top Channel