
24/02 18:37
Në Shkodër u zhvillua seanca gjyqësore për të vlerësuar masën e sigurisë për 4 të arrestuarit nga policia gjatë një aksioni dy ditë më parë.
Gjykata dha vetëm vendime me burg me afat 30-ditor për 3 nga të arrestuarit: Erogen Bajroviç, Emra Plakun dhe Ilir Bajrin. Akuza që rëndon mbi ta është gjetja në apartamentet e tyre të fishekëve luftarakë.
Gjykata vlerësoi që Asmer Bilali të merrte “arrest shtëpiak”.
Prokuoria vendore kërkoi për të katërt arrest me burg, por avokatët e të pandehurve kërkuan lirimin e tyre të menjëhershëm për shkak se nuk kishte asnjë provë që i inkriminonte ata në ndonjë vepër penale.
Aksioni i policisë në Shkodër erdhi pas një sërë ngjarjesh të rënda që ndodhën në këtë qytet.
Top Channel