Skandali në futbollin danez ka marrë përmasa të mëdha, pasi futbollistët e kombëtares vendosën të largohen nga grumbullimi, duke akuzuar federatën për shfrytëzim imazhi.
Edhe klubet e Superligës dhe ligës së parë daneze vendosën të mos dërgojnë lojtarë në këto takime, pasi thanë se zgjidhja e përhershme është më e mirë sesa fama për të luajtur në një apo dy takime.
Megjithatë federata ka gjetur një zgjidhje të përkohshme, për t’u paraqitur në ndeshjen e parë të Ligës së Kombeve, atë ndaj përfaqësueses së Uellsit.
Kështu janë grumbulluar disa lojtarë nga liga e tretë dhe ajo amatore e vendit, me qëllimin e vetëm për t’u paraqitur në fushë dhe për të shmangur pezullimin nga UEFA.
Nëse Danimarka nuk zbret fare në fushë ndaj Uellsit, rrezikon jo vetëm përjashtimin nga Liga e Kombeve, por edhe nga eliminatoret e Euro 2020.
Ja lista e Danimarkës:
Morten Bank – Avarta
Christian Bannis – TPI
Mads Priisholm Bertelsen – TPI
Christian Bommelund Christensen – Jægersborg Boldklub
Rasmus Gaudin – Vanløse
Adam Fogt – Kastrup
Anders Fønss – TPI
Victor Hansen – Frederikssund
Anders Hunsballe – Greve
Oskar Højbye – Vanløse
Christoffer Haagh – Jægersborg Boldklub
Christopher Jakobsen – Hillerød
Nicolai Johansen – Vanløse
Rasmus Johanson – HIK
Kevin Jørgensen – Jægersborg Boldklub
Kasper Kempel – Skovshoved
Daniel Nielsen – Vanløse
Troels Cillius Nielsen – Birkerød
Christian Offenberg – Avarta
Kasper Skræp – TPI
Daniel Holm Sorensen-Skovshoved
Simon Vollesen-Bikerod
Louis Veis- Jagersobr Boldklub
Top Channel