Në “Top Talk” i ftuar këtë të martë ishte deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, i cili ndër të tjera foli edhe për rezolutën që partia ku ai bën pjesë po përgatit për Kosovën.

Salianji u shpreh se rezoluta do të synojë moscenimin e integritetit territorial të Kosovës.

“PD e ka në themel çështjen kombëtare dhe ka qenë në mbrojtje të interesit kombëtar. PD po përgatit një rezolutë për moscenimin e integritetit territorial të Republikës së Kosovës, duke qenë se hapja e kësaj kutie do të sillte një problem jo vetëm për Kosovën”, tha ai.

Por a do të diskutohet kjo rezolutë me mazhorancën?

“Ne do ta paraqesim rezolutën në kuvend dhe aty do të votohet ose pro ose kundër. Kështu, PS e ka zgjedhjen e saj për të mbrojtur qëndrimin”, tha Salianji.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA