Kreu i emigracionit në SHBA: Duhet ‘një jetë njeriu’ për të deportuar të gjithë emigratët kriminelë nga New York (fotot)
23/11 21:40
Një helikopter ushtarak u rrëzua në rajonin e Oromiya të Etiopisë dhe të gjithë 18 personat e ndodhur në bord, duke përfshirë 15 ushtarë, u vranë.
Të tre të vdekurit e tjerë ishin civilë, tha agjencia e lajmeve etiopiane, Fana, ndërsa shkaqet e aksidentit janë ende nën hetim dhe nuk ka një version zyrtar.
Addisu Arega, një ministër rajonal i kabinetit të Oromiya, konfirmoi lajmin duke shkruar në Tweeter: Të gjithë pasagjerët në bord vdiqën. Shkaku i aksidentit është nën hetim. Ngushëllimet tona për familjarët”.
“Helikopteri po fluturonte nga qyteti lindor etiopian i Dire Dawa dhe u drejtua për në Bishoftu, rreth 60 kilometra në jug të kryeqytetit Addis Abeba”, tha Addisu.
Top Channel