Kryeministri kanadez Justin Trudea thotë se vendi i tij do të negociojë kushte të reja tregtare me Shtetet e Bashkuara, por se do të pranojë vetëm një marrëveshje që u shërben interesave kanadeze.
Duke folur pasi Shtetet e Bashkuara arritën një marrëveshje paraprake me Meksikën për të zëvendësuar Marrëveshjen e Amerikës së Veriut për Tregtinë e Lirë që njihet si NAFTA, kryeministri kanadez tha se negociatorët kanë bërë disa përparime. Presidenti Donald Trump ka thënë se mos arritja e një marrëveshje do të çonte në rritjen e tarifave për importet e automjetet nga Kanadaja.
Përfaqësuesit nga Kanadaja dhe Shtetet e Bashkuara po zhvillojnë negociata të detajuara tregtie këtu në Uashington, ndërsa përpiqen të gjejnë një zgjidhje për zëvendësimin e marrëveshjes NAFTA. Kryeministri kanadez Justin Trudeau shprehu optimizëm.
“Ekipi ynë në Uashington po shikon përparimet e bëra dhe po studion hapat e rradhës. Angazhimi ynë do të jetë pozitiv dhe konstruktiv me qëllimin e arritjes së një marrëveshje të mirë për Kanadanë dhe klasën e mesme kanadeze.”
Kryediplomatja kanadeze Chrystia Freeland tha se disa “koncensione të rëndësishme” nga Meksika mbi rregullat për punën për montimin e automobilëve dhe origjinën e pjesëve të tyre, i kanë dhënë Kanadasë shpresa për negociatat.
“Fakti që Meksika bëri këto koncensione të vështira krijon mundësinë për debate konstruktive për ne këtu gjatë kësaj jave.”
Presidenti amerikan e ka etiketuar shpesh marrëveshjen 24 vjeçare NAFTA si një ‘fatkeqësi’ për punëtorët amerikanë sepse nxit manifakturën amerikane të zhvendoset në Meksikë për shkak të krahut të të punës me kosto më të vogël.
Ndërsa administrata e Presidentit Trump vlerëson marrëveshjen paraprake me Meksikën, Senatori demokrat Chuck Schummer shprehet me kujdes.
“Jam pak i shqetësuar se mund të jetë si puna e Koresë së Veriut. Japin një njoftim të mirë por pastaj nuk shohim detaje. Kush e di çdo të dalë më vonë.”
Shtetet e Bashkuara dhe Kanadaja kanë patur mosmarrveshje të kahershme lidhur me tarifat për atumobilat, produktet e qumështit, çmimit të ilaçeve dhe mbrotjen e pronës intelektuale, çfarë janë bërë pengesë për rinegocim të shpejtë të marrëveshjes NAFTA.
Top Channel