Ushtria egjiptiane raportoi se ka ekzekutuar 20 militantë të ISIS-it, gjatë nëj aksioni në shkretëtirën perëndimore të vendit dhe në një shkëmbim zjarri pranë gadishullit Sinai.
Qeveria filloi operacionet ushtarake në shkurt kundër militantëve të Shtetit Islamik, të cilët kanë organizuar shumë sulme ndër vite, ndaj forcave të sigurisë dhe civilëve në Egjipt, duke vrarë qindra persona.
Avionët luftarakë në shkretëtirë perëndimore, në një zonë që përdoret si një “vend i shenjtë dhe i nisjes për kryerjen e veprimeve armiqësore”, vranë shtatë militantë “shumë të rrezikshëm”, thuhej në deklaratë.
Më pas 13 militantë u vranë mes shkëmbimeve të zjarrit me forcat e sigurisë në Sinain e Veriut dhe një zonë të Sinait qendror. Në deklaratë nuk jepeshin detaje mbi kohën e zhvillimit të operacionit, por theksohej se 18 militantë të tjerë kanë përfunduar nën arrest.
Top Channel