SHBA, hyjnë në fuqi sanksionet e reja ndaj Rusisë

27/08/2018 22:34

Duke filluar nga kjo e hënë në SHBA kanë hyrë në fuqi sanksionet e reja amerikane kundër Rusisë lidhur me akuzat se Moska ka përdorur një sulm me agjent nervor në Britani.

Kremlini tha se do t’i studiojë me imtësi sanksionet e reja përpara se të shqyrtojë një përgjigje të mundshme, por se në çdo rast do të veprojë në përputhje me interesin më të mirë të Rusisë.

Ministria e Jashtme ruse tha se sanksionet e reja do ta bëjnë dialogun më të vështirë.

Sanksionet do t’i jepnin fund disa prej ndihmave financiare dhe shitjes së armëve Rusisë, do të ndalojnë eksportin e disa mallrave dhe teknologjive sensitive për sigurinë.

Zyrtarët amerikanë akuzojnë Kremlinin për shkeljen e ligjit ndërkombëtar, duke thënë se qeveria ruse qëndron pas helmimit në Britani të Sergei Skripalit, një ish-spiun rus dhe vajzës së tij Julia, të cilët ishin objekt i një sulmi me agjent nervor.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA