Atmosfera në “Old Trafford” nuk ishte e qetë që gjatë muajve të verës, por sonte kulmoi me humbjen e dytë të Manchester Unitedit, në vetëm 3 ndeshjet e para të kampionatit.
“Djajtë e kuq” të Jose Mourinhos u mposhtën nga Tottenhami me rezultatin e thellë 0-3, në një takim që u vendos në pjesën e dytë, ku fillimisht Kane dhe më pas braziliani Lukas me një dopietë, u dhanë 3 pikët londinezëve.
Nga ana tjetër, vlen të përmendet se vendasit zhvilluan një ndeshje mjaft të mirë dhe rezultati nuk është aspak i përligjur, por nervozizmi në dhomat e zhveshjes, duket se u reflektua edhe në fushë, me lojtarët e United që nuk ishin të qetë në finalizim.
Tashmë e ardhmja e Jose Mourinhos te Manchester United duket se është plotësisht në dyshim, pasi portugezi rrezikon të përballet me një shkarkim, duke qenë se ka pasur përplasje me drejtuesit dhe ka raporte të acaruara me yllin e skuadrës, Paul Pogba.
Pas 3 javëve të para, Manchester Unitet ka marrë vetëm 3 pikë, falë fitores në start ndaj Leicesterit, ndërsa Tottenhami ka mbledhur të 9 pikët e mundshme, duke bindur edhe me lojë në takimet e para sezonale.
Në për fundim të takimit, portugezi u ndal gjatë për të duartrokitur tifozët e Manchester Unitedit, si një formë mirënjohjeje dhe respekti, shenja të një lamtumire të mundshme, që mund të zyrtarizohet në këto orë.
Top Channel