Mbrojtësi i majtë i Sevilla, Sergio Escudero përfundoi në spital pas një dëmtimi të rëndë në bërryl që pësoi në ndeshjen kundër Villarreal.

Lojtari ra keq në tokë në minutën e 81-të të takimit dhe e shtrembëroi keq bërrylin e majtë. Menjëherë, shokët e ekipit e kuptuan se bëhej fjalë për dëmtim të rëndë dhe kërkuan mjekët që të hynin me urgjencë në fushë.

Escudero u mor me barelë dhe u zëvendësua në minutën e 83-të nga sulmuesi francez Wissam Ben Yedder.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA