Kancelarja gjermane Angela Merkel u shpreh kundër propozimit të bërë më herët nga Komisioni Europian për të vendosur norma të reja të lejimit të emetimit të gazrave në atmosferë.
“Nuk i mirëpres këto propozime të reja. Unë mendoj se ne duhet së pari t’u përmbahemi qëllimeve që kemi vendosur tashmë. Unë nuk mendoj që vendosja e synimeve të reja në mënyrë të përhershme, ka ndonjë kuptim”, deklaroi Merkel për televizionin publik ARD.
Shefi i Komisionit për Ndryshimin e Klimës, Miguel Arias Canete, tha muajin e kaluar se po konsideronte uljen me 40 deri 45 përqind të të normës së lejuar të emetimeve të dëmshme të dioksidit të karbonit.
Ai theksoi se këto norma të reja, vendet e bashkimit Europian duhet të synojnë arritjen e këtyre normave të reja deri në vitin 2030, në përgjigje të provave se ndryshimet klimaterike po ndodhin me shpejtësi.
Top Channel