“Luftë” në një qendër argëtimi në Florida, disa viktima dhe një shqiptar i plagosur

26/08/2018 21:03

Një i ri me origjine shqiptare arriti t’i mbijetojë sulmit me armë në Florida, ku humbën jetën të paktën, 4 persona e 11 të tjerë u plagosën. Ngjarja ndodhi gjate një kampionati me videolojëra, ku garuesit luanin futboll amerikan.

Drini Gjoka, 19-vjeçar, pjesëmarrës nga Uashingtoni, shkruan në Twitter se ishte me fat, pasi plumbi i preku vetëm gishtin. Të shtënat janë dëgjuar gjatë transmetimit livestreaming të evenimenit sportiv.

Agresori dyshohet se ishte një pjesëmarrës në garë, i cili kishte qëlluar pasi kishte humbur lojën dhe më pas kishte vrarë veten. Policia u kërkoi njerëzve që të shmangnin kalimin në atë zonë, ndërsa atyre të cilët qëndruan për një kohë të gjatë të fshehur, iu kërkoi të ruanin qetësinë, derisa të siguroheshin për kontrollin e situatës.

Vitet e fundit shteti i Floridës është tronditur nga ngjarjet më të bujshme të këtij lloji, përfshi të shtënat me viktima në një klub nate dhe në një shkollë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA