Ndonëse e nisi sezonin me stofin e pretendentit kryesor për të zbritur Skënderbeun nga froni, Kukësi ka zhgënjyer sërish mbrëmjen e sotme, duke u mposhtur nga Flamurtari me rezultatin 1-0.

Ka qenë një gol i shënuar nga ai që deri në fillim të javës luante për Kukësin, mbrojtësi pogradecar Albi Alla, ai që vendosi edhe fatin e takimit të fundit të javës së dytë të Superiores.

Kukësi nuk arriti të dalë në lojën e tij në këtë takim dhe pas dy javëve të para, e shikon veten me vetëm një pikë në renditje, atë të marrë ndaj laçit në barazimin 1-1 të javës së parë.

Nga ana tjetër, vlonjatët ndonëse janë ndërtuar rishtazi dhe kanë ditur të marrin rezultate, teksa pas barazimit në Durrës, me fitoren e sotme shkojnë në kuotën e 4 pikëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA