Erdogan: Populli, i përkushtuar për të ruajtur atdheun

26/08/2018 09:30

Garancia më e madhe në luftën kundër sulmeve mbi ekonominë është vendosmëria e popullit për të ruajtur atdheun, pavarësinë dhe të ardhmen, deklaroi presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

“Fuke sfiduar një mori sulmesh nga brenda dhe nga jashtë, populli ynë vazhdon të mbaj fort këtë tokë për gati 1.000 vjet, dhe gjithë kjo falë frymës së Malazgirtit”, shprehet Erdogan përmes një mesazhi urimi drejtuar turqve me rastin e shënimit të betejës së Malazgirtit.

Erdoğan shkruan më tej se “garancia më e madhe e Turqisë, është përkushtimi i popullit për të ruajtur pavarësinë, atdheun dhe të ardhmen e tyre”, pavarësisht sulmeve ekonomike që bëhen së fundmi.

Beteja e Malazgirtit ka ndodhur më 26 gusht 1071 në të cilën fisi Selçuk i udhëhequr nga Sulltan Alparslan, mposhti një ushtri bizantine me çka krijuan hapësirë për dominimin turk me Anadollin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA