Fitorja e dytë radhazi me të njëjtin stil përmbysjeje entuziazmoi tifozët e Napolit dhe trajnerin Carlo Ancelotti.
Fitoi mësuesi kundër nxënësit edhe pse te Milan shpresonin që të ndodhte e kundërta, por të dy kampet u kënaqën me spektaklin në një 90 minutësh ku u shënuan plot 5 gola.
“Ishte një mbrëmje fantastike dhe jam me shumë fat që nuk pagova biletën për një ndeshje të tillë. Dua të përgëzoj Milanin për pjesën e parë, por ne ia dolëm të përgjigjemi me besimin deri në fund për të fituar. Avantazhi 2-0 i kuqezinjve nuk ishte i merituar, por mbështetja e publikut tonë ishte e jashtëzakonshme” tha trajneri i Napolit, pas suksesit 3-2.
Të kaltrit e nisën ndeshjen me një skemë 4-3-3 ku spikati mes të tjerëve edhe mbrojtësi shqiptar Elseid Hysaj, gjithmonë i rrezikshëm në inkursionet nga e djathta. Trajneri Anceloti vlerësoi të gjithë lojtarët, por nuk pranoi të thotë nëse Napoli do t’i qëndrojë besnik modulit të aplikuar ndaj Milanit.
Top Channel