Pronari i Chelsea Roman Abramovich duket se është dorëzuar para milionave të hedhura nga pronarët e rinj të Manchester City dhe Paris Saint Germain vitet e fundit duke vendosur që t’i “dorëzojë” çelësat e ekipit londinez një tjetër pronari.

E teksa e bleu në 2003-shin për 140 milionë paund, Abramovich bëri menjëherë diferencën mes klubeve angleze duke ofruar emra të mëdhenj e duke paguar për ta shifra marramendëse.

Por paratë e hedhura nga sheikët e City dhe PSG duket se kanë lënë hije manjatin rus, i cili ka vendosur që të heqë dorë nga Chelsea, për një shumë “modeste” prej 2 miliardë paund, bën të ditur “The Sunday Times”. E me një llogari të thjeshtë matematikore blerja e Chelsea në 2003-shin nga Abramovich ka rezultuar mëse e suksesshme nga ana ekonomike, pasi diferenca mes shumë që manjati rus harxhoi për ta blerë me shumën që kërkon për ta shitur është mbi 10 herë më e madhe.

Sipas “The Sunday Times”, pronari i Chelsea Roman Abramovich ka angazhuar bankën “Raine Group” të New Yorkut në përgatitje për shitjen e klubit.

Banka thuhet se ka vlerësuar klubin në 2 miliardë paund dhe Chelsea ka angazhuar këshilltarët e tyre, eksperienca e të cilëve la rezultuar e suksesshme pasi kanë ndihmuar Manchester City të shesë një 13 përqind të akisioneve të klubit tek “China Media Capital” për 265 milionë paund në 2015-ën.

Është e paqartë nëse Abramovich do të shesë të gjitha aksionet, apo një pjesë të tyre, por lëvizja vjen në një kohë kritike për Chelsea, të cilët falë dështimeve në sezonet e fundit e mungesës së parave duket se kanë vështirësi të konkurrojnë në merkato mes më të mirëve në Europë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA