Kina ka thënë se është “e papërgjegjshme” nga ana e Presidentit Trump deklarata se ajo nuk po ushtron presion të mjaftueshëm mbi Korenë e Veriut mbi programin e tij bërthamor.
Trump kishte shkruar në Tëitter se Kina nuk ishte “duke ndihmuar” për shkak të tensioneve tregtare me SHBA-në.
Një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme kineze tha se kjo ishte “në kundërshtim me faktet bazë” dhe Kina ishte “shumë e shqetësuar”.
Të enjten, Trump anuloi udhëtimin e planifikuar të Sekretarit të Shtetit të SHBA-së, Mike Pompeo në Korenë e Veriut. Ai tha se ishte bërë përparim i pamjaftueshëm në çmontimin e programit bërthamor të Penianit.
Pas takimit të tij me udhëheqësin e Koresë së Veriut në qershor, Trump tha se vendi nuk ishte më një kërcënim bërthamor. Por, që atëherë ka pasur raporte se Koreja e Veriut nuk po i shkatërron objektet e saj bërthamore.
Një nga paralajmërimet më të fundit erdhi nga zyrtarë amerikanë të paidentifikuar, të cilët i thanë “Ëashington Post”-it se Koreja e Veriut dukej se po ndërtonte raketa të reja balistike ndërkontinentale. Agjencia bërthamore e OKB-së (IAEA) ka thënë gjithashtu se Koreja e Veriut po vazhdon me programin e saj bërthamor.
Top Channel