Merkatoja e Serisë A u mbyll të premten e kaluar, ndërsa mes skuadrave të mëdha, Napoli ishte më pak aktivi, duke humbur një organizator si Jorginho dhe duke afruar lojtarë pa eksperiencë në Serinë A.

Gjithsesi blerja e vërtetë e napolitanëve ishte emërimi i Carlo Ancelottit në stol, pasi me largimin e Sarrit, De Laurentiis nuk do të mund të kishte bërë zgjedhje më optimale.

Pavarësisht mungesës së protagonizmit në merkato, Carlo Ancelotti ka theksuar se ka ardhur plot ambicie në krye të pankinës së Napolit dhe se do të garojë bashkë me skuadrën, për të sjellë titullin e munguar prej vitesh.

“Synimi im është të çoj skuadrën në gradën më të lartë të kampionatit. Kam gjetur shumë kualitet te kjo skuadër, që për arsye të ndryshme nuk ia ka dalë të fitojë titullin, por i ka shkuar shumë pranë. Gjithsesi, shpresoj që ky kualitet, duke i shtuar edhe eksperiencën time, të sjellë titullin në qytetin e Napolit”, deklaroi Don Carlo.

Ancelotti u largua nga Italia në verën e 2009-ës, për të nisur një tur të gjatë në Europë, duke filluar nga Chelsea dhe për të vijuar më pas me PSG-në, Realin e Madridit dhe Bayernin e Mynihut, praktikisht skuadrat më të mira të ligave europiane.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA