Premiera sezonale e Interit ishte larg formës së një skuadre që do të konkurrojë në Champions dhe do të kërkojë të paktën një vend të rikonfirmuar në elitën e futbollit europian.
Kthesa emergjente do të kërkohet menjëherë kundër Torinos në provën e dytë në serinë A.
Pikërisht këtu, zikaltërit që presin rikuperimin e Naingolan, synojnë më shumë që kapiteni Mauro Ikardi të spikasë ashtu siç vjet, me golat ndaj formacionit granata.
Sulmuesi argjentinas shpërdoroi një gol të lehtë në ndeshjen ndaj Sasuolos por tani inter ka nevojë më shumë se kurrë për goditjet e tij fituese ndërsa synon 3 pikë për të harruar dështimin në debutim.
Suksesi i fundit i Interit kundër Torinos në Serinë A erdhi pikërisht nga një dygolësh i Mauro Ikardit. Në 26 tetor të 2016, formacioni milanez arriti të likuidonte vizitorët në San Siro me shifrat 2-1 dhe argjentinasi shënoi dy golat për Interin.
Por skuadra torineze ka fituar 3 nga 7 ndeshjet e fundit me zikaltërit madje ka shënuar të paktën një herë në 4 transfertat në shtëpinë e zikaltërve.
Top Channel