Buffon kërkon portën, Areola-Trapp kundërshtarë të vështirë

23/08/2018 18:30

Në më pak se dy muaj Gianluigi Buffon i ka fituar të gjitha zemrat e tifozëve parizienë me thjeshtësinë, këshillat dhe buzëqeshjen që ka ulur tensionet edhe me rivalët për portën.

Lojtari legjendar po përjeton një debutim pozitiv në skuadërn kampione të Francës dhe nuk po shijon pensionin e majmë, ashtu sic mendonin shumë kritikë të lëvizjes së tij.

Gazeta L’Equipe e vendosi me meritë në faqe të parë këtë të enjte. “I thjeshtë si një legjendë”. Ky stil sjelljeje i ka pëlqyer drejtuesve dhe stafit teknik edhe pse menaxhimi i 3 portierëve që kërkojnë formacionin, mbetet një çështje prezente. Francezi Areola kampion bote këtë verë kërkon të jetë ai mes të besuarve të trajnerit Tuhel, ndërsa po kaq ambicie ka edhe gjermani Kevin Trapp.

Në paris kanë paralajmëruar një luftë portierësh. Bufon është aktualisht titullar, por nuk dihet sesa do të zgjasë.

“Janë 3 futbollistë të një profili të lartë dhe për mua është e vështirë” tha trajneri i Paris Sën Zhermen. për momentin, Kevin Trapp që dorëzoi dhe fanelën me numrin 1 te Buffon, është dorëzuar për të shkuar në tribunë. Areola mund të ketë më shumë minuta në Champions, aty ku Bufon është skualifikuar për 3 ndeshje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA