Rusia shpërngul anijet e luftës në Detin Baltik, pretendon se po përgatitet për masat që Europa do marrë ndaj ‘flotës fantazmë’
Autoritetet venezueliane thonë se kanë arrestuar 14 persona të tjerë në lidhje me përpjekjen e dyshuar për të vrarë Presidentin e vendit, Nicolas Maduro.
Ndër të ndaluarit janë një gjeneral dhe një kolonel nga Garda Kombëtare.
Presidenti Maduro ka akuzuar politikanët e opozitës dhe Kolumbinë fqinje për komplotimin për ta vrarë atë me një sulm droni gjatë një parade ushtarake në kryeqytetin Karakas, më 4 gusht.
Kryeprokurori Tarek Saab tha se 12 persona të tjerë ishin deri tani në paraburgim. Venezuela ka lëshuar 27 urdhër-arresti për atentatin ndaj Maduros. Të arrestuarit e mëparshëm përfshijnë një ligjvënës dhe disa të rinj.
Autoritetet venezueliane thonë se të dyshuarit e tjerë janë ende të lirë dhe fshihen në Kolumbi dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Maduro akuzoi Kolumbinë dhe elementë brenda SHBA-së për komplot për ta vrarë atë.
Qeveria kolumbiane thotë se nuk ka bazë për akuzat e Maduros, ndërsa Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i SHBA, John Bolton mohoi çdo përfshirje amerikane në incident.
Top Channel