Kryeministri i Irakut bëri një hap mbrapa nga angazhimi për t’iu përmbajtur sanksioneve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndaj Iranit.
Javën e kaluar si tha se është gati të respektojë plotësisht sanksionet e SHBA-ve ndaj Iranit, por në një konferencë për shtyp gjatë ditës së sotme, mohoi këtë deklaratë dhe sqaroi pozicionin e ri.
“Nuk thashë se i respektojmë sanksionet, thashë se po qëndrojmë, duke mos përdorur dollarë në transaksione. Ne nuk kemi zgjedhje tjetër”, tha Abadi në një konferencë shtypi në Bagdad.
Shtetet e Bashkuara dhe Irani, janë dy aleatët më të mëdhenj të Irakut dhe sanksionet vënë në një pozitë mjaft të vështirë qeverinë e drejtuar nga Abadi.
Pikërisht mungesa e koherencës në deklaratat e kreut të qeverisë irakene, Abadi, shpjegon më së miri vështirësitë e sjelljes së Irakut dhe zgjedhjes se në cilin kamp do të pozicionohet në këto momente.
Top Channel