Prej muajit maj, çmimi i farave të sojës ka rënë me rreth 20% në kuadrin e luftës tregtare mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës. Tarifat rrezikojnë të heqin një treg të rëndësishëm për fermerët amerikanë, ndërsa po ulen edhe fitimet e tyre të cilat janë në rënie të vazhdueshme gjatë pesë viteve të fundit.
E pavarësisht planeve për një paketë ndihmash të administratës Trump, prodhuesit kërkojnë më shumë qasjen e vazhdueshme tek tregjet më të mëdha të botës.
Tarifat e larta po largojnë klientët e mundshëm nga përtej oqeanit dhe një prodhues parashikon se mund të humbasë 100 dollarë për hektar nëse lufta tregtare vazhdon.
Shtrëngimi financiar është pranuar edhe nga administrata Trump, e Departamenti i Bujqësisë po harton një paketë ndihmash prej 12 miliardë dollarësh për të ndihmuar fermerët.
“Edhe nëse e merr të gjithë ndihmën prej 12 miliardë dollarësh dhe ja jep vetëm fermerëve të sojës, gjë që nuk do të ndodhë, atëherë pjesëtuar me hektarët tanë, del rreth 14 dollarë për hektar”, deklaron një fermer, i cili parashikon se pavarësisht ndihmës 86 dollarë për hektar.
Top Channel