Me apo pa të brendshme, Rita Ora shkëlqen mes yjeve të mbrëmjes Gala të UNICEF-it

11/08/2018 11:05

Ajka e shoëbiznesit botëror është “derdhur lumë” mbrëmjen e së premtes në Porto Cerva të Italisë, për të marrë pjesë në mbrëmjen verore Gala të UNICEF-it.

27-vjeçarja me origjinë shqiptare, Rita Ora vodhi vëmendjen e aparateve fotografike të reporterëve të pranishëm, teksa përshkoi tapetin e kuq me një veshje shumëngjyrëshe, e cila të vinte në dilemë nëse mbante apo jo të brendshme.

Veç saj, në mbrëmje ishin të pranishme edhe ish-këngëtarja Nicole Scherzinger, tashmë 40 vjeç, me një me një fustan të kuq flakë, e po ashtu edhe supermodelja 27-vjeçare Emily Ratajkowski, me një fustan tyl të zi që shfaqte dukshëm linjat e saj.

Nuk munguan edhe yje të tjera të modelingut apo kinematografisë, si Heidi Klum, Irina Shayk apo Michelle Rodriguez, që të gjitha rrëzëllitëse.

FOTO GALERI
13/36

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA