Pilotët e Ryanair në protestë, anulohen qindra fluturime, preken mijëra pasagjerë

10/08/2018 13:15

Pilotët e Ryanair kanë goditur sërish me një grevë 24-orëshe, që do të mbahet gjatë ditës së shtunë, në pesë shtete të mëdha europiane.

Bëhet fjalë për stafin në Gjermani, Suedi, Irlandë, Belgjikë dhe Holandë, ndërsa si rrjedhojë e grevës do të anulohen rreth 400 fluturime dhe do të preken disa mijëra pasagjerë.

Kjo grevë është më e madhaj e të gjitha të tjerave të mëparëshme, ndërsa stafi i Ryanair vijon të protestojë për pagat dhe kushtet e punës.

Vetë kompania thotë se ka bërë gjithçka që të zgjidhë mosmarrëveshjet, ndërsa ka garantuar se 85 % e fluturimeve do të kryhen normalisht dhe pjesës tjetër do t’u ofrohen opsione zgjedhjeje në mënyrë tranzitore.

Linja ajrore irlandeze operon me çmimet më të ulta në Europë, ndërsa para Krishtlindjeve të vitit të kaluar, njohu për herë të parë pas 30 vitesh, sindikatat e punonjësve.

Aktualisht kompania po përballet me një sërë grevash të punonjësve, ndërsa vetëm në Korrik u anuluan rreth 300 fluturime, pas një proteste të ngajshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA