Futbollistët më të njohur dhe yje të tjerë, që kanë ndezur në vitet e kaluara stadiumet anembanë botës, u bënë bashkë në një prodhim unik për markën e re të këpucëve sportive “Nike”.

Kompania amerikane zgjodhi lojtarë si Neymar, Ronaldinho, Kevin De Bruyne apo Coutinho, për të lançuar modelin e ri, por më shumë sesa këpucët, imazhet e spotit drithërues kanë regjistruar miliona klikime në pak orë.

“Zgjojeni fantazmën”! Ky është projekti i ri nga “Nike”, që thuajse në rivalizimin e një filmi fantastikoshkencor bëri bashkë gjithashtu edhe Wizkid, trajnerin e Milanit Gattuso dhe Xavi Simons.

Kompania e veshjeve dhe produkteve sportive, pas milionave të shpenzuara për të pasur këta emra të njohur si imazhe në prodhimin e ri, synon ta përkthejë “Fantazmën” në përfitime kolosale financiare dhe në imazh, sipas parashikimeve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA