Ishulli indonezian, Lombok është goditur nga një tjetër tërmet i fuqishëm, ndërsa ende nuk e ka marrë veten nga pasojat e dridhjeve të së dielës.

Instituti Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara ka njoftuar se tërmeti ka qenë 5.9 shkallë dhe është raportuar se mund të ketë rrëzuar disa ndërtesa.

Ekipet e shpëtimit janë ende duke kërkuar nën rrënoja, në përpjekje për të nxjerrë që andej trupat e viktimave që ka shkaktuar tërmeti i kaluar.

Kryqi i Kuq ka thënë se incidenti, i cili ka lënë të vdekur të paktën 131 persona ka qenë “jashtëzakonisht shkatërrues”. Disa fshatra “janë dëmtuar plotësisht”, ka njoftuar zyrtari i Kryqit të Kuq në Lombok, Christopher Rassi.

Shifra zyrtare e personave të vdekur arrin në 131 ndonëse mediat lokale kanë raportuar për 347 të tillë. Qeveria ka deklaruar që më shumë se 1,400 persona janë plagosur dhe se rreth 156,000 të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

Agjencia kombëtare e katastrofave thotë se shifrat mund të rriten pasi më shumë informacion po vazhdon të mbërrijë dhe viktima të tjera po gjenden.

Dridhjet më të fundit të tokës goditën bregun veriperëndimor të Lombokut duke bërë që njerëzit të dilnin nëpër rrugë të përfshirë nga paniku. Agjencia meteorologjike indoneziane tha se tërmeti ishte I magnitudes 6.2 ndërkohë që nuk ka pasur këtë radhë një alarm për tsunami.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA