“Argjentina është ende një vend që përfaqëson vlerat familjare”, kështu janë shprehur aktivistën kundër abortit menjëherë pasi Senati argjentinas rrëzoi projektligjin që do të bënte të legalizonte abortin në 14 javët e parë të shtatzënisë.
Pas një debati maratonë, 38 senatorë votuan kundër këtij projektligji dhe 31 në favor. Disfata e tij nënkupton se ligjvënësit duhet të presin deri vitin e ardhshëm për të rifilluar legjislacionin.
Aktualisht aborti lejohet në Argjentinë vetëm në rastet e përdhunimit, ose nëse shëndeti i nënës është në rrezik.
Përfaqësues të të dy krahëve u mblodhën jashtë parlamentit teksa zhvillohej votimi. Aktivistët kundër abortit u shfaqën entuziast, ndërsa në anën tjetër, shumë prej tyre të veshur me të jeshile për të treguar mbështetjen për kauzën, u panë duke qarë dhe duke ngushëlluar njëri-tjetrin.
Top Channel