Mbyllet merkato për Premier League. “Qan” Mou, asnjë lëvizje te Tottenhami

09/08/2018 21:14

Merkatoja e futbollit për ekipet angleze u mbyll zyrtarisht pasditen e kësaj të enjteje, me një fushatë që mund të përkufizohet me frazën: më shumë blerje lojtarësh në objektiv dhe më pak investime të çmendura.

Krahasuar me një vit më parë, janë afro 300 milionë euro më pak të shpenzuara, e kjo për “faj” të të mëdhave që kanë investuar relativisht pak për përforcimin e ekipeve të tyre.

Këtu bën përjashtim Liverpooli, i cili ka shpenzuar shumë për ish-portierin e Romës, Alisson, sikurse edhe Chelsea, që bëri një “çmenduri” sërish për portën, duke rrëmbyer Kepa nga Athletic Bilbao, duke i bërë ata portierët më të shtrenjtë në historinë e futbollit.

Por, ajo që bie më shumë në sy është fakti që Tottenhami nuk ka regjistruar asnjë lëvizje, as blerje dhe as shitje.

Gjatë këtij sesioni veror merkatoje futbolli, klubet e Premier League kanë shpenzuar rreth 1.3 miliardë euro për përforcime, ose 300 mln euro më pak sesa vitin e kaluar.

FOTO GALERI
6/7
ARSENAL - Me përfundimin e epokës “Wenger”, “topçinjtë” e Londrës rinovuan së pari pankinën me ardhjen e Emery nga PSG-ja. Goditja e parë e trajnerit të ri ishte portieri Leno, për të cilin u paguan 25 mln euro. Pak më shumë u shpenzuan për mesfushorin uruguajan, Torreira, pasi Sampdoria përfitoi 30 mln euro. Me pjesën tjetër të buxhetit, afro 25 mln euro, Arsenali mori mbrojtësin grek Sokratis dhe mesfushorin Guendouzi, nga Lorienti.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA