Zyrtarët në Kaliforni paralajmëruan se para shtatorit nuk do të jenë në gjendje të kontrollojnë zjarrin më të madh në historinë e shtetit, që ka djegur tashmë një sipërfaqe në madhësinë e Los Anxhelosit.
Bëhet fjalë për një sipërfaqe prej 1,217 kilometrash katrorë.
Ekipet që përfshijnë edhe zjarrfikës nga jashtë vendit prenë linjat elektrike për të shmangur përhapjen e zjarrit. Departamenti i Pyjeve dhe Mbrojtjes nga Zjarri i Kalifornisë kishte parashikuar se flaka do të vihej plotësisht nën kontroll më 15 gusht, por tani thuhet se do të jetë 1 shtatori.
Në Kaliforninë jugore, autoritetet kanë arrestuar një 51 vjeçar i dyshuar për zjarrvenie të qëllimtë në pyllin kombëtar të Cleveland-it që ndodhet në jug të Los Anxhelosit.
Top Channel