Portugalia lufton me zjarret, evakuohen qindra turistë

07/08/2018 11:06

Zjarret në Portugali, në rajonin e Algarves kanë hyrë në ditën e tyre të pestë, ndërsa shërbimet e emergjencës vijojnë punën pa ndërprerje, për të minimizuar pasojat e tij.

Së fundi është raportuar se rreth 1150 persona janë angazhuar në fikjen e zjarreve, rreth 10 helikopter5ë dhe të paktën 350 makina zjarrfikëse.

Disa nga hotelet më të njohura të zonës, por edhe banorë të fshatrave përreth, janë evakuuar tashmë, për të shmangur dëmet në njerëz, ndërsa raportohet se deri tani janë raportuar 24 të plagosur, jashtë rrezikut për jetën.

“Ne kemi evakuuar të gjithë pushuesit që kishin prenotuar dhe nuk e dimë se kur mund t’i kthejmë sërish. Është një situatë shumë e vështirë”, u shpreh pronari i njërit prej resorteve më të njohura të zonës turistike.

Portugalia përballet shpesh me zjarre në këtë periudhë, ndërsa më i madhi u regjistrua vitin e kaluar, me një bilanc tragjik prej 114 personash dhe që nga ajo kohë janë përforcuar shërbimet emergjente.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA