
26/02 22:25
Gjykata gjermane ka dhënë burgim afatgjatë, prej 12 vitesh për çiftin që shitën fëmijën e tyre në një rrjet të errët pedofilësh.
Gruaja 48-vjeçare dhe burri i saj 39-vjeç, ranë në burg, pasi kishin ofruar djalin e tyre 9-vjeçar për seks kundrejt pagesës, te një rrjet pedofilësh.
Çifti gjerman kishin përfituar 10 mijë euro në një rast të vetëm, nga një klient i cili kishte përdhunuar fëmijën e tyre 9-vjeçar.
Aktualisht djali i dhunuar është marrë në kujdestari nga prindër të tjerë dhe është duke iu nënshtruar një terapie intensive psikologjike.
Top Channel