Një sulm i niveleve botërore dhe një mbrojtje që ka të gjitha mundësitë për të qenë e ardhmja e kombëtares italiane.

Milani realizoi dy lëvizje të bujshme nga Juventusi, Higuain dhe Caldara, të cilat i kanë dhënë skuadrës një tjetër fytyrë dhe tashmë i takon gjithçka Gattusos për të vendosur modulin e ri të lojës, pas largimit edhe të Bonuccit. Lojtarët e rinj i japin mundësi trajnerit të lëvizë formacionin nga 4-3-3, 4-2-3-1 dhe 4-3-1-2, megjithatë mbetet për t’u parë se kush do të jetë moduli i preferuar i Gatussos.

Dy ardhjet e reja janë praktikisht në formacion, Caldaran që do të bëhet kopje e Romagnoli në qendër të mbrojtjes, ndërsa në të djathtë pritet një rikthim nga i cili u prit shumë një vit më parë, por fati nuk ishte me Andrea Contin që pësoi një dëmtim të gjatë. Megjithatë, ai pritet të marrë vendin e titullarit duke lënë në stol Calabrian edhe pse ky i fundit dhuroi paraqitje mjaft të mira në fazën e dytë të sezonit të kaluar. Në të majtë konfirmohet Rodriguez. Mesi i fushës Biglia e Kessi, para tyre Calhanoglu, krahët Suso e Bonaventuara në mbështetje të Gonzalo Higuain, nga i cili pritet shumë këtë sezon. Një alternativë mjaft e mirë për argjentinasin është edhe Cutrone, i cili sezonin e kaluar la në stol në pjesën më të madhe të ndeshjeve Kalinic e Andre Silvan, të cilët erdhën me bujë te kuqezinjtë, por nuk mundën të fitonin vendin e titullarit.

Megjithatë, nëse ky Milan do të jetë me efikas se ai i vitit të kaluar ende nuk mund të themi gjë, duke parë edhe forcimet e kundërshtarëve të tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA