AKU bën të ditur se ka bllokuar në pikën e kalimit kufitar të Hanit të Hotit plot 13.07 kg rigon, të cilin dyshon se është i pasigurtë për konsumatorin shqiptar.
“Produkti “Erëza” ishte nisur Kanadaja me destionacion Shqipërinë dhe pasi mbërriti në doganën e Hanit të Hotit u bë bllokimi i menjëhershëm për arsye se dokumentacioni që posedonin bie në kundërshtim me kërkesat e ligjit Nr. 105/2016 “Për mbrojtjen e Bimëve” dhe VKM-së Nr 750/2010 për “Rregullat e inspektimit karantinor fitosanitar”. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, po vijon procedurat për asgjesimin e këtij produkti (1.3 ton erëza) .Siç dihet, destinacioni i produktit “erëza” përveçse është për shitje në treg edhe për industrinë ushqimore. Ky rast është tregues i një tjetër stadardi kontrolli të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në pikat e kalim kufirit dhe do vijojë të jetë i tillë – pra inspektime rigoroze, tolerancë zero për çdo produkt të pa sigurt për konsumatorin shqiptar”, thuhet në njoftimin e AKU.
Top Channel