Plotësohen kushtet e Higuain, sulmuesi shumë pranë Milanit

01/08/2018 16:59

Negociatat që do të çojnë sulmuesin argjentinas Gonzalo Higuain te Milani, janë rihapur sërish dhe mund të konkretizohen përfundimisht mbrëmjen e sotme.

Drejtuesit e Juventusit kanë njoftuar në një takim në zyrat e bardhezinjve në Milano, me menaxherin e mbrojtësit Caldara dhe vëllanë e Higuain, Nicolas.

Torinezët kanë nevojë për para dhe të mbash në skuadër një sulmues si Higuain, që nuk bën pjesë në projektin e trajnerit Allegri, është nëj luks i tepruar.

Për këtë arsye duket se Marotta dhe Agnelli janë bindur të plotësojnë “tekat” e sulmuesit argjentinas, për të përfituar nga kartoni i tij, por edhe për t’u çliruar nga paga e majme.

Kujtojmë që negociatat e transferimit kishin ngecur mbrëmjen e djeshme, pasi Higuain kishte kërkuar 6 milionë euro dëmshpërblim për largimin me konsensue nag Juventusi dhe nga an tjetër, pretendonte nëj pagë prej 9 milionë eurosh nga Milani.

Aktualisht duket se klubet kanë rënë dakord që 6 milionët t’i ndajnë bashkë, ndërsa sa i përket pagës, Milani do t’i ofrojë 7.5 milionë dhe 2 të tjera në formë bonusi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA