Superkupa e Italisë, fituesi merr deri në 11 milionë euro. Fitojnë edhe ata që nuk luajnë
Zinedine Zidane është në krye të listës së preferencave të Manchester United, gjithnjë nëse Jose Mourinho do të shkarkohet nga klubi britanik.
Situata e vështirë e “Special One” gjatë fazës përgatitore ka tronditur lojtarët dhe stafin e klubit, edhe pse portugezi ka edhe dy vite të mbetura në kontratën aktuale me “djajtë e kuq”.
Sipas burimeve nga “Old Trafford”, thirrja e parë që mund të bëjë United për zëvendësuesin e tij në pankinë është ajo ndaj Zidane.
Legjenda e Francës, sot 46 vjeç, nuk do t’i kushtonte asnjë cent klubit, kjo pasi ai u largua nga Reali i Madridit pas fitores së trofeut të tretë në Champions League me gjigantët spanjollë. Por, Zizou është i vetmi profil i lartë i lirë në rolin e trajnerit, pikërisht siç ishte Mourinho gjatë sezonit të fundit të Louis van Gaal me United.
Mourinho ka rritur tensionet brenda klubit, kur zbuloi se asnjë prej 5 objektivave të kërkuar prej tij në merkato nuk ka ardhur për të përforcuar ekipin, që dështoi të fitonte ndonjë trofe vitin e kaluar, duke e mbyllur sezonin në vendin e dytë të Premier League, plot 19 pikë larg Manchester Cityt.
Top Channel