Superkupa e Italisë, fituesi merr deri në 11 milionë euro. Fitojnë edhe ata që nuk luajnë
Interi po kthehet dalë ngadalë në një koloni kroate, pasi lojtarëve të një sezoni më parë, Perisic, Brozovic, iu bashkua edhe Vrsaljko i ardhur së fundmi nga Atletico Madrid.
Por zikaltrit nuk kërkojnë ta mbyllin me kaq, pasi ëndrra mbetet ylli i Botërorit Rusi 2018, kapiteni i Kroacisë, Luka Modric.
Në Itali shkruajnë se kanë nisur tashmë kontaktet me përfaqësuesit e kroatit, që nuk e ka përjashtuar largimin nga Reali i Madridit, për të nisur një aventurë të re. Rruga për të mbërritur te 32-vjeçari është shumë e vështirë, por Interi kërkon ta provojë, sepse bëhet fjalë për një nënkampion bote me të dhëna të jashtëzakonshme teknike.
Modric, që do të mbushë 33-vjeç më 9 shtator, ka kontratë me Realin deri në vitin 2020. Pasi humbi Cristiano Ronaldon, president i “Los Blancos” vështirë të lejojë largimin e një tjetër xhevahiri. Gjithsesi, Ausilio dhe drejtuesit e tjerë të Interit do të tentojnë të bindin futbollistin, që nuk i ka hedhur asnjëherë poshtë interesimet për të, përkundrazi, është shfaqur i hapur për bisedime.
Top Channel