Pasi mbylli praktikisht çështjen Vrsaljko, Interi e përqendron të gjithë vëmendjen te goditja e tij e fundit në merkato, që nuk është tjetër veçse Arturo Vidal, për të cilin ky do të ishte një kthim në kampionatin italian të futbollit.
Sipas medies italiane, Bayern Munchen duket se është dorëzuar përballë ofertës së fundit të bërë nga drejtori sportiv i Interit, Piero Ausilio.
Kiliani do të transferohet tek Interi në formë huazimi, me të drejtë blerjeje në fund të sezonit për vlerën e 20 milionë eurove.
Për sa i përket vet futbollistit, Interi i ka ofruar Vidalit një kontratë 3-vjeçare me pagë prej 4.5 milionë eurosh në sezon.
E gjithë kjo histori do të mbyllet vetëm pasi Vidal të ketë firmosur rinovimin e kontratës aktuale me Bayern Munchen, që skadon në vitin 2019, edhe për një tjetër sezon. Me të përfunduar ky akt, për të do të hapen dyert e transferimit tek Interi.
Top Channel