Një sasi prej 2 ton pije të skaduara janë sekuestruar nga AKU në në një pikë shitje me shumicë në qytetin e Korçës.
AKU njofton se subjektit “Argentil” i janë sekuestruar rreth 1740 litër pije të ndryshme, çaj i ftohtë, pije të gazuara, por edhe 40 kg produkte ushqimore (patatina, çibuke) të skaduara, janë sekuestruar në një pikë shitje me shumicë në qytetin e Korçës.
Gjithashtu, në këtë subjekt u konstatuan produkte ushqimore pa kundraetikete ne gjuhen shqipe. Ndaj subjektit u morën masa administrative bazuar legjislacionit në fuqi si dhe u bë bllokimi i produkteve të skaduara deri në momentin e asgjësimit nga institucionet përkatëse.
Ky subjekt është gjobitur 300 mijë lekë për mungesë të kushteve higjieno- sanitare, 500 mijë lekë për tregtim të produkteve të pasigurta dhe 50 mijë lekë për etiketim të parregullt në gjuhën shqipe.
Top Channel