27/12 22:33
Programi më i ri i Top Channel, “Pushime on Top”, vijon të sjellë të rejat më të fundit nga plazhet dhe destinacionet turistike në Shqipëri.
Në mikrofonin e prezantuesve Oriela Nebiaj dhe Florian Gjini, kanë përfunduar shpesh personazhe të njohura të ekranit dhe politikës në Shqipëri.
Pasditen e sotme është radha e kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, që të vijë në “Pushime on Top”.
Lali Eri pritet të vijë në një rrëfim ndryshe, pasi përveç punës në bashki, do të na tregojë edhe për jetën e tij personale.
Top Channel